Maqedoni

Parashikimi i motit

23.06.2026 11:17

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me reshje më të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu.