Maqedoni

“TVSh-ja ime” me bllokim të përkohshëm

23.06.2026 11:33

Aplikacioni “TVSh-ja ime” do të jetë përkohësisht i padisponueshëm.

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton publikun se për shkak të aktiviteteve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës IT të DAP-it, më 23 qershor 2026 (e martë) nga ora 12:00, aplikacioni “TVSh-ja ime” do të jetë përkohësisht i padisponueshëm.
 
“Padisponueshmëria është për shkak të migrimit të sistemit në një infrastrukturë të re, me qëllim sigurimin e sigurisë dhe disponueshmërisë më të madhe të shërbimit.”, thonë nga DAP.
 
Sistemi do të vihet përsëri në funksion menjëherë pas përfundimit të aktiviteteve. Qëllimi i “TVSh-ja ime” është që qytetarët të skanojnë faturat fiskale, duke kontribuar kështu në uljen e ekonomisë gri.