Maqedoni

Regjistrimi në shkollat e mesme, MASh: Afati i dytë më 23 qershor

23.06.2026 11:45

Sot mbahet afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme të vendit ku ka gati 12 mijë vende të lira....

Sot mbahet afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme të vendit ku ka gati 12 mijë vende të lira.
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se aplikimi i dytë në afatin e qershorit do të kryhet në formë elektronike të martën, më 23 qershor.
 
Pas përfundimit të aplikimit elektronik, kandidatët do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkolla më 24 qershor.
 
Listat e renditjes me rezultatet e regjistrimit do të publikohen më 25 qershor deri në orën 12:00, në shkolla dhe në faqet e tyre të internetit. Nëse ka kandidatë me të njëjtin numër pikësh në shkolla të caktuara, testimi kualifikues do të mbahet më 29 qershor, kur do të publikohen listat përfundimtare të renditjes.