Maqedoni
ASh-ja pa marrëveshje nuk do të hyjë në Qeveri
23.06.2026 11:58
Taravari vlerëson se nëse ka ndonjë marrëveshje të re atëherë subjekti që drejton ai do të mund të shqyrtojë mundësinë për t’u bërë pjesë e koalicionit qeveritar...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vlerëson se nëse ka ndonjë marrëveshje të re atëherë subjekti që drejton ai do të mund të shqyrtojë mundësinë për t’u bërë pjesë e koalicionit qeveritar, në të kundërtën, sipas Taravarit, nuk ekziston pse-ja e të qenurit pjesë e Qeverisë.
I pyetur nëse mund të ndodhë rikthimi i Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kryetari i ASh-së, Arben Taravari, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se është nënçmuese të hyhet prej aty prej ku ke dalë, por nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodhë me ndonjë marrëveshje të re. Vetëm se me një marrëveshje të re në të cilat do të kishte së paku garanci për fillimin e negociatave me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese, në atë rast edhe mund të diskutohet, ka thënë Taravari, duke shtuar se në të kundërtën nuk ka se çfarë të diskutohet.
