Rajon

Rama kundër kërkesave të protestuesve

23.06.2026 12:02

Në ditën e 23-të të protestës, nga përfaqësues të tyre janë lexuar pesë kërkesat zyrtare të protestuesve...

Në ditën e 23-të të protestës, nga përfaqësues të tyre janë lexuar pesë kërkesat zyrtare të protestuesve, ndërsa kryeministri Edi Rama të njëjtat i ka vlerësuar si të pabaza.
 
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe Qeverisë, krijimin e një qeverie teknike transitore, jopartiake me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese dhe miratimi i saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota . Si kërkesë e katërt është anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin e zonave të mbrojtura.
 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, duke thënë se dy fitimtarë do të dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat false të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.