Rajon
Kosova rrezikon humbjen e fondeve nga BE-ja
23.06.2026 12:12
Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes...

Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes, i Bashkimit Evropian, nëse deri më 30 qershor nuk arrin t’i zbatojë reformat e kërkuara. Ngërçi politik dhe mungesa e institucioneve funksionale kanë bllokuar miratimin e ligjeve të nevojshme, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se humbja e këtyre fondeve do të ishte goditje për ekonominë e vendit.
Në rast të mosrealizimit të reformave të tjera deri në fund të vitit, Kosova rrezikon të humbasë edhe mbi 165 milionë euro shtesë nga fondet e BE-së. Kosova nuk ka arritur deri më tani t`i zbatojë 13 hapat e parë reformues, derisa më 30 qershor është afati i fundit për ta bërë këtë. Qeveritarët fajin ia patën lënë mungesës së institucioneve funksionale.
Humbja e milionave të BE-së vlerësohet si goditje për ekonominë. Në dhjetor të këtij viti është afati i fundit për 27 reforma të tjera, moszbatimi i të cilave do t’ia humbasë vendit mbi 165 milionë euro të tjera. Deri në fund të vitit 2027, BE-ja ka paraparë mbi 880 milionë euro grante dhe kredi për Kosovën, në rast se zbatohen kushtet e vendosura nga ajo.
