Botë
Trampi pro respektimit të marrëveshjes
23.06.2026 12:27
Irani dhe Shtetet e Bashkuara thonë se ka përparim në bisedimet për një marrëveshje të paqes...

Irani dhe Shtetet e Bashkuara thonë se ka përparim në bisedimet për një marrëveshje të paqes, por deklaratat e tyre tregojnë se negociatat mbeten të brishta. Disa orë pasi nënpresidenti amerikan, JD Vance, u largua nga Zvicra, presidenti Donald Tramp paralajmëroi Teheranin se do të veprojë nëse nuk respekton marrëveshjen me Uashingtonin.
“Nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes, ose nëse nuk sillet siç duhet, do të bëj atë që duhet të bëj.”, u tha Trampi gazetarëve në Uashington, por pa dhënë më shumë detaje.
Vance tha se është bërë përparim drejt kornizës së një marrëveshjeje përfundimtare për paqe brenda 60 ditësh. Ajo përfshin garanci për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, përfundimin e luftimeve në Liban dhe pranimin e vizitave të inspektorëve ndërkombëtarë bërthamorë nga ana e Iranit.
