Botë
Thellohet kriza ekonomike, FMN braktis bisedimet me Greqinë
12.06.2015 10:07
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shpallur dje ndërprerjen e negociatave me Greqinë në Bruksel për shkak të dallimeve të mëdha...

Kjo lëvizje befasuese e FMN-së u bë derisa Bashkimi Evropian i tha kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, që ta ndalë luajtjen e bixhozit me të ardhmen e vendit të tij, i cili gjendet në situatë të vështirë financiare dhe të ndërmarrë vendime madhore, të nevojshme për evitimin e falimentimit.
Zëdhënësi i FMN-së, Gerri Rajs, tha se të dyja palët janë shumë larg marrëveshjes. Por, Rajs tha se FMN-ja mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me Greqinë, pavarësisht se tani, siç u shpreh ai “topi ndodhet në fushën greke”.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, u takua edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Fransua Olond. Palët u shprehën optimistë, por edhe në këto takime nuk ishin rezultative.
Nëse Greqia nuk do të mund t’i shlyej pagesën prej 1.5 miliardë FMN-së deri në fund të qershorit, atëherë kjo do të shënojë rrëzimin e saj ekonomik.
Bashkimi Evropian dhe FMN-ja kërkojnë reforma ekonomike në këmbim të ndihmës ekonomike prej 7.2 miliardë eurosh.
