Rajon
Shqipëri, vazhdojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës
23.06.2026 16:16
Në Shqipëri vazhdojnë protestat për Zvërnecin, ndërsa kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe liderit opozitar, Sali Berisha....

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për Zvërnecin, ndërsa kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe liderit opozitar, Sali Berisha. Duke shpalosur kërkesat e tyre, protestuesit para Qeverisë kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e Qeverisë teknike.
“Ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme; kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi; anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura; anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore; shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si paketa e maleve; shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.”, - deklaroi protestuesi, Dritan Goxhaj.
“Ne nuk jemi këtu për të zgjidh Palestinën, Izraelin apo Amerikën. Ne jemi këtu për të pastruar shtëpinë tonë, Shqipërinë.”, - theksoi protestuesja, Luçana Kokaj.
