Maqedoni
Sofje, Gashi takoi homologen bullgare
23.06.2026 16:42
Kryeparlamentari Afrim Gashi ndodhet për vizitë në Sofje, ku është pritur nga homologia bullgare, Dotsova....

Kryeparlamentari Afrim Gashi ndodhet për vizitë në Sofje, ku është pritur nga homologia bullgare, Dotsova. Në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Nga kabineti i Gashit bëjnë të ditur se takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, ndërsa të dy palët kanë konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit parlamentar si një instrument i rëndësishëm për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë. Sipas tij, në takim është biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në projektet që ndikojnë në rritjen e lidhshmërisë rajonale dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.
Kryetari i Kuvendit ka theksuar gjithashtu përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj procesit të integrimit evropian, duke nënvizuar gatishmërinë e institucioneve për të avancuar reformat e nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërparlamentar mund të kontribuojmë në ndërtimin e mirëbesimit, avancimin e marrëdhënieve dhe forcimin e stabilitetit rajonal.”, ka theksuar Gashi pas takimit në Sofje.
