Maqedoni

Komuna e Bërvenicës, ndërron jetë kryetari Jovica Ilievski

23.06.2026 17:36

Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski.

Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski. 
 
Shkaqet e vdekjes së Ilievskjit nuk janë bërë të ditura, por kryeministri Hristijan Mickoski, duke shprehur ngushëllime familjes ka thënë se Ilievski “e kuptonte funksionin si obligim ndaj qytetarëve, ndërsa besimin që mori e arsyetonte me punë, me prani dhe me rezultate. Ishte gjithmonë mes njerëzve. I dëgjonte, i ndihmonte dhe luftonte për nevojat e tyre”. 
 
Jovica Ilievski ishte kryetar i Komunës së Bërvenicës që nga viti 2021, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale në 2025 e mori mandatin e dytë. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Neni 54 përcakton se në rast të vdekjes së kryetarit të komunës, Këshilli Komunal duhet ta zgjedh një anëtar nga Këshilli Komunal që të zëvendësojë kryetarin e Komunës, ndërsa ai në afat prej 15 ditësh është i obliguar që ta njoftojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e cila në afat prej 15 ditësh që nga pranimi i njoftimit, e njofton Qeverinë, e cila në afat prej një muaj nga dita e pranimit të njoftimit, inicion procedurë për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune.