Botë
Nga shembja e tokës në Nepal humbin jetën 24 persona
12.06.2015 17:19
Të paktën 24 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra konsiderohen të zhdukur nga shembja e tokës...

Të paktën 24 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra konsiderohen të zhdukur nga shembja e tokës, e cila u shkaktua nga reshjet e rrëmbyeshme dhe ka ngujuar gjashtë fshatra malore në pjesën verilindore të Nepalit, kumtuan sot autoritetet lokale.
Vazhdon të bjerë ende shi i fuqishëm dhe për këtë arsye është rënduar aksioni i shpëtimit në rajonin e Taplexhungës, për rreth 500 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu.
Këto janë të reshurat më të rrëmbyeshme të cilat e kanë goditur këtë rajon në 27 vitet e fundit. Në pjesën malore të Nepalit, gjatë sezonit të monsuneve, që fillon në qershor dhe përfundon në shtator, shembjet janë shumë të shpeshta.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
