Maqedoni

Interpelanca për Toshkovskin para deputetëve

24.06.2026 11:24

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën e 106-të plenare...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën e 106-të plenare, në rendin e ditës të së cilës është interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
 
Interpelanca është dorëzuar nga deputetët e partisë E Majta, të cilët kërkojnë debat parlamentar për punën dhe përgjegjësinë politike të ministrit të Brendshëm.
 
Gjatë seancës, deputetët pritet të diskutojnë argumentet e paraqitura në interpelancë, ndërsa ministri Toshkovski do të ketë mundësinë t’u përgjigjet vërejtjeve dhe pyetjeve të ngritura.