Rajon
Kosovë, Qeveria mban mbledhjen e parë pas zgjedhjeve
24.06.2026 11:43
Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka falënderuar qytetarët për, siç tha ai, procesin e rregullt dhe demokratik zgjedhor...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka falënderuar qytetarët për, siç tha ai, procesin e rregullt dhe demokratik zgjedhor, duke theksuar se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet dhe të përkthehet në institucione funksionale.
Kurti tha se kjo ishte mbledhja e parë që po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Më lejoni t’i falënderoj qytetarët për procesin e rregullt dhe demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë në mënyrë të përsëritur.
Sipas kryeministrit në detyrë, rezultati, verdikti i qytetarëve duhet të pranohet dhe të respektohet, ndërsa institucionet e ardhshme duhet të jenë të përkushtuara ndaj zhvillimit dhe mirëqenies së vendit.
