Botë

Kushte të rënda për të zhvendosurit palestinezë

24.06.2026 12:06

OKB-ja ka paralajmëruar se gati 1.7 milion palestinezë të zhvendosur, rreth 80 për qind e popullsisë së Gazës...

OKB-ja ka paralajmëruar se gati 1.7 milion palestinezë të zhvendosur, rreth 80 për qind e popullsisë së Gazës, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të këqija në gati 1.600 vende të zhvendosura, me mungesa akute të ujit, strehimit dhe shërbimeve bazë.
 
Zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dujarriq ka thënë në një konferencë për shtyp se bombardimet, të shtënat me armë zjarri dhe sulmet ajrore vazhdojnë të dëmtojnë civilët në të gjithë Rripin e Gazës. Ai theksoi se një vlerësim i sapo publikuar i vendeve të zhvendosura zbuloi se të paktën 59.000 strehimore individuale strehojnë më shumë se tetë persona, ndërsa rreth 38.500 njerëz flenë në natyrë në ambient të hapur.