Botë

Senati kërkon ndërprerjen e luftës me Iranin

24.06.2026 12:21

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të ngushtë për kalimin e një projektligji që kërkon ndalimin e luftës me Iranin...

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të ngushtë për kalimin e një projektligji që kërkon ndalimin e luftës me Iranin dhe detyron presidentin amerikan, Donald Tramp, ta kërkojë lejen e Kongresit për ta rifilluar luftën. Trampi e kritikoi ligjin si të pakuptimtë.
 
Kjo është rezoluta e parë për kompetencat e luftës që merr mbështetje si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Legjislacioni u miratua më 23 qershor me 50 vota pro dhe 48 kundër në Senat, pasi katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve. Ligji kërkon që Trampi t’i tërheqë forcat amerikane nga konflikti me Iranin, përveç rasteve kur Kongresi autorizon në mënyrë të qartë veprimet ushtarake në rajon.