Botë

Inspektim i objekteve bërthamore pa limit

24.06.2026 12:40

Tramp e ka përsëritur pretendimin e tij se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, e ka përsëritur pretendimin e tij se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore, dhe se inspektimet do të vazhdojnë për kohë të papërcaktuar.
 
Në një postim në platformën Truth Social, Trampi shkroi se pavarësisht protestave iraniane dhe deklaratave të rrejshme, të shoqëruara me propagandën e vazhdueshme të mediave të rreme, të cilat po bëjnë gjithçka të mundur për ta paraqitur fitoren e ShBA-së sa më të vogël dhe të parëndësishme, Irani është pajtuar plotësisht dhe pa asnjë rezervë për nivelin më të lartë të inspektimeve bërthamore për një kohë shumë të gjatë në të ardhmen. Nëse ata nuk do të ishin pajtuar për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme, ka shkruar Trampi.