Botë
ANEB krijon rezerva të uraniumit me pasurim të ulët në Kazakistan
12.06.2015 10:43
Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) vendosi dje që të krijojë rezerva nga karburante për reaktorë në Kazakistan...

Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) vendosi dje që të krijojë rezerva nga karburante për reaktorë në Kazakistan, të cilin vendet-anëtare do të mund ta shfrytëzojnë nëse e humbin qasjen deri te tregu botëror për uranium.
Projekti për bankë me uranium me pasurim të ulët të ANEB-it është përpunuar për shkak të druatjes se edhe vende të tjera mund ta pasojnë shembullin e Iranit që të ndërtojnë objekte për pasurim të uraniumit, i cili mund të shfrytëzohet si karburant për reaktorë, por edhe që të krijohet bombë atomike.
Këshilli drejtues i ANEB-it, ka miratuar deponim të rezervave nga 90 tonë uranium me pasurim të ulët, që është mjaft që të sigurohet energji për një qytet të madh për tre vjet me përmasa standarde të reaktorit.
Rezervoari në qytetin kazakistanez Oksmen do të rifillojë me punë pas dy vjetëve, theksoi drejtori i ANEB-it, Jukio Amano.
Projekti është me vlerë prej 150 milionë dollarësh dhe pjesërisht është financuar nga miliarderi amerikan Uoren Bsfet.
Ai do të dërgojë një të tretën e mjeteve, një e treta do të vijnë nga SHBA-ja, ndërsa kontribut do të kenë edhe Bashkimi Evropian, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara, Norvegjia dhe Kazakistani./mia
