Maqedoni
Tripunovski: Dy vite rezultate, më shumë mjete me ribalansin e ri
24.06.2026 14:28
Tripunovski prezantoi arritjet gjatë dy viteve mandat të dikasterit që drejton ai....

Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, prezantoi arritjet gjatë dy viteve mandat të dikasterit që drejton ai. Sipas tij, ribalansi i ri i buxhetit do të sjellë mbështetje shtesë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me mjete të reja të destinuara për subvencione, investime kapitale dhe projekte në sistemet e ujitjes, njofton ministri i resorit, Cvetan Tripunovski. Kjo, sipas tij, vjen pas dy vitesh punë intensive, gjatë të cilave janë paguar mbi 15 miliardë denarë subvencione, janë rritur subvencionet për blegtorinë me 50 për qind, janë mbështetur fermerët e rinj dhe janë realizuar investime në mekanizim, ujitje dhe tokë bujqësore.
Njëkohësisht, janë shënuar rezultate pozitive edhe në prodhim, me rritje të prodhimit të qumështit dhe sigurim të sasive të mjaftueshme të grurit për nevojat vendore. Dy vitet e para kanë qenë periudhë e konsolidimit dhe rikthimit të funksionalitetit, ndërsa mbështetja e shtuar buxhetore krijon bazë për një cikël të ri investimesh dhe zhvillimi në bujqësinë e vendit.
“Nga ajo që përmban vetë ribalansi, mund të thuhet se Ministria e Bujqësisë merr mjete shtesë financiare. Pjesa më e madhe e tyre do të përdoret për Agjencinë për Mbështetje Financiare, përkatësisht për subvencionimin në sektorin bujqësor. Gjithashtu, një pjesë e mjeteve është dedikuar për investime kapitale në fushën e ekonomisë së ujërave.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Tripunovski tha se kishin trashëguar një gjendje e rëndë me probleme të grumbulluara prej vitesh, lëndë të pazgjidhura, subvencione të papaguara, investime të bllokuara dhe rënie të vazhdueshme të prodhimit bujqësor.
FLORIJE KAMBERI
