Rajon

Haradinaj: Opozita të bashkohet për rrëzimin e Kurtit

24.06.2026 15:05

Pa marrëveshje mes partive opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën e Albin Kurtit”...

Pa marrëveshje mes partive opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën e Albin Kurtit”. Kështu ka deklaruar ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sipas të cilit, në këto rrethana Kosova do të vazhdojë të udhëhiqet nga agjenda e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. 
 
“Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i vjen ai kur ka një, 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbatojë agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi ynë, ose ne do të mundnim të jetojmë jo vetëm në epokën e tij, por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK dhe LDK, PDK, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete.”, - theksoi deputeti i Aleancës, Raush Haradinaj. 
 
Krasniqi: Deputetët jo shumicë pro formimit të institucioneve
 
Por, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e komuniteteve joshumicë janë të gatshëm të mbështesin formimin e institucioneve të reja të Kosovës. 
 
“Grupi Multietnik, i cili është i përbërë prej 8 ose 9 deputetëve, është i gatshëm edhe i interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës, kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.”, - u shpreh Elbert Krasniqi nga Grupi Multietnik.
 
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të nisë konsultimet për formimin e institucioneve.


GYLTENE KOSOVE