Maqedoni
Vitin e kaluar janë ndërtuar 3.839 objekte, me mjete individuale 2.105
12.06.2015 11:05
Kompanitë ndërtimore vitin e kaluar kanë kryer punime në vlerë prej 24.909.016.000 denarë. Prej tyre 8.672.866.000 denarë janë për objekte në pronë individuale...

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, subjektet afariste vitin e kaluar kanë ndërtuar gjithsej 1.734 objekte, ndërsa kanë përfunduar 1.772 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 122.332 metra katrorë, prej të cilave 1.446 janë në pronë individuale.
Sipërfaqja mesatare e banesave të përfunduara është 69 metra katrorë.
Sipas rajoneve, më së shumti është ndërtuar në rajonin e Shkupit, me ç'rast pasojnë rajoni i Vardarit dhe i Pellagonisë.
Me mjete individuale, vitin e kaluar janë kryer punime ndërtimore në vlerë prej 9.904.920.000 denarësh.
Janë ndërtuar gjithsej 2.105 objekte dhe kanë përfunduar 3.584 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 355.811 metra katrorësh prej të cilave 137 janë vila për fundjavë në sipërfaqe të përgjithshme prej 11.136 metra katrorësh.
Sipërfaqja mesatare e dobishme e banesave të përfunduara është 99,3 metra katrorë.
Më së shumti ndërtime janë bërë në rajonin e Pollogut, pas së cilit pasojnë ai i Shkupit dhe rajoni Jugperëndimor./mia
