Maqedoni
Parashikimi i motit
25.06.2026 11:07
Moti sot do të jetë diell dhe ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare....

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit, të shoqëruar me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Lokalisht, proceset mund të jenë më intensive në formë moti të ligë me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë afatshkurtër.
