Maqedoni
Pyetje deputetesh në Kuvend
25.06.2026 11:21
Pesë komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut...

Pesë komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku deputetët do të shqyrtojnë disa propozim-ligje dhe ndryshime ligjore nga fusha të ndryshme.
Në rendin e ditës janë paraparë shqyrtimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të disa ligjeve që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion, sistemin arsimor, angazhimet në punë dhe fusha të tjera që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e politikave publike. Deputetët në seancën e sotme do të shfrytëzojnë edhe të drejtën e parashtrimit të pyetjeve drejtuar kabinetit qeveritar.
