Maqedoni

LSDM: Rikonstruim i rrejshëm i Qeverisë

25.06.2026 11:31

Nga LSDM thonë se në koalicionin qeverisës mbretëron kaosi....

Nga LSDM thonë se në koalicionin qeverisës mbretëron kaosi. Sipas tyre, partia “E di” nuk ekziston më. Mbeten vetëm dy: Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev.

“Nëse rezultatet e kësaj Qeverie janë kaq të mira, pse atëherë rikonstruim? Kështu duket kur një grup i krimit të organizuar është në pushtet. Kur kreu i bandës së Mickoskit drejton politikën, shpërthejnë luftëra midis klaneve kriminale. Ditët po numërohen mbrapsht deri në një thesar shtetëror të zbrazët, kështu që të gjithë po nxitojnë me tenderët e tyre. Ndërsa publikut i paraqiten “rezultate të mira”, pas dyerve të mbyllura të Pallatit të Bardhë po zhvillohet një luftë për poste dhe përfitime personale.”, thuhet ne reagimin e LSDM-së.