Maqedoni
Janevska: Optimizimi i shkollave po kryhet me sukses
25.06.2026 11:42
Janevska deklaroi se asnjë mësimdhënës nuk do të pushohet nga puna...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se asnjë mësimdhënës nuk do të pushohet nga puna gjatë procesit të optimizmit të rrjetit shkollor, edhe pse, siç theksoi ajo, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve është ulur me 17 mijë.
“Jam e vetëdijshme se ka reagime lidhur me optimizmin, por po e përsëris – askush nuk do të pushohet nga puna.”. Ajo theksoi se optimizmi i rrjetit shkollor dhe organizimi i mësimit me një ndërrim janë ndër proceset më të rëndësishme aktuale në arsim. Sipas saj, mësimi me një ndërrim tashmë është vendosur në më shumë se 200 shkolla.
Janevska tha se para dy vitesh, kur mori detyrën, kishte gjetur probleme serioze në sistemin arsimor, por se tani fokusi është vendosur te cilësia e arsimit dhe e shkencës. Ajo informoi se është rritur edhe mbështetja për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Në arsimin fillor janë angazhuar 1.350 asistentë arsimorë, ndërsa për herë të parë 150 asistentë janë përfshirë edhe në arsimin e mesëm.
