Rajon
Kosova po hyn në një fazë të re negociatash
25.06.2026 12:02
Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë...

Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Megjithatë, rruga drejt një marrëveshjeje nuk duket e lehtë.
Sipas zhvillimeve të fundit, VV-ja nuk e sheh PDK-në si partner qeverisës, ndërsa nga kampi opozitar vazhdon rezistenca ndaj një bashkëpunimi me Kurtin. Kjo e bën LDK-në faktorin më të përfolur në kalkulimet për shumicën e ardhshme parlamentare. Në anën tjetër, ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Kurti. Ai ka qenë kritik ndaj qasjes së VV-së ndaj LDK-së.
