Rajon
PDE: Protestat nuk guxojnë të injorohen
25.06.2026 12:17
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar sërish për protestën që po mbahet prej 25 ditësh në Tiranë...

Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar sërish për protestën që po mbahet prej 25 ditësh në Tiranë. Grupi i PDE-së thekson se protestuesit lëshuan slogane kundër qeverisë Rama dhe opozitës, ndërsa shtoi se Shqipëria meriton një rinovim demokratik.
"Protestat dërguan një mesazh që asnjë parti nuk mund ta injorojë. Sloganet u drejtuan kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, por edhe ndaj një opozite që shumë qytetarë nuk e shohin më si alternativë. Kjo është më e madhe se një lider i vetëm. Është një refuzim i një kuadri politik që nuk ka arritur të sjellë mirëqenie, transparencë dhe besim. Shqipëria meriton një rinovim demokratik, jo një tjetër marrëveshje të mbyllur mes elitave të lodhura.", thuhet në reagim.
