Botë

Izraeli nuk tërhiqet nga Libani jugor

25.06.2026 12:38

Izraeli nuk do të tërheqë trupat e tij nga Libani...

Izraeli nuk do të tërheqë trupat e tij nga Libani, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, teksa Tel Avivi dhe Bejruti vazhdojnë bisedimet që ndërmjetësohen nga Uashingtoni.
 
“E kemi bërë të qartë që në asnjë rrethanë ne do të tërhiqemi.”, tha Katz gjatë konferencës së MUNI EXPO në Tel Aviv më 24 qershor, duke shtuar se këtë qëndrim ia ka paraqitur edhe palës amerikane.
 
“Për momentin – dhe kjo është arritje diplomatike – nuk ka asnjë kërkesë amerikane për Izraelin që të tërhiqet nga Libani.”, shtoi ai.