Botë
Rubio: ShBA-ja nuk heq dorë nga aleatet në Gjirin Persik
25.06.2026 12:57
Rubio ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë, teksa vazhdojnë bisedimet teknike për memorandumin e mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, i nënshkruar javën e kaluar dhe që synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.
Duke folur në Kuvajt gjatë një turi në shtetet e Gjirit, Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të bëjnë asgjë që cenon sigurinë e aleatëve tanë”, ndërsa negociatat zhvillohen.
