Maqedoni
Parashikimi i motit
26.06.2026 11:11
Moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare..

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
