Maqedoni

Kuvendi vazhdon punën me dy seanca plenare

26.06.2026 11:27

Kuvendi sot pritet ta nisë seancën e 108-të plenare...

Kuvendi sot pritet ta nisë seancën e 108-të plenare, pas së cilës do të vazhdojë me punën e seancës së 106-të.
 
Në seancën e 108-të, deputetët do të vendosin për Propozim-ligjin e plotësuar për procedurën kontestimore, Propozim-ligjin për drejtuesit e lartë, Propozim-ligjin e plotësuar për shfrytëzimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe Propozim-ligjin e plotësuar për armët, të gjitha në lexim të dytë.
 
Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, me procedurë të shkurtuar. Pritet që rendi i ditës të zgjerohet edhe me pika të reja.
 
Me vazhdimin e seancës së 106-të, deputetët do të diskutojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsimin fillor, Ligjit për arsimin e mesëm, Ligjit për angazhimin në punë të personave, Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
 
Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim-ligji për lizingun financiar, i cili gjithashtu do të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar.