Maqedoni
Janë sekuestruar cigare me akciza të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Preshevë
12.06.2015 12:10
Në vendkalimin kufitar Preshevë, në kufirin Maqedoni-Serbi, mbrëmë është penguar një tentim për kontrabandim të 460.800 cigaresh të markave të ndryshme me vlerë prej 23.000 eurosh...

Siç njofton Drejtoria serbe e doganave, doganierët në bashkëpunim me policinë gjatë hyrjes në Serbi i kanë sekuestruar cigaret prej të cilave një pjesë kanë qenë me akciza të Maqedonisë, ndërsa një pjesë pa pulla akcizash.
Cigaret janë zbuluar në një automjet për kampim me targa gjermane, i drejtuar nga një shtetas gjerman me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina.
Gjatë kontrollit doganor nuk ka paraqitur asgjë, por gjatë një kontrolli të hollësishme të automjetit nën parakolpën e pasme janë gjetur rreth 20 kuti cigaresh, theksohet në kumtesë.
Kundër shtetasit gjerman është ngritur procedurë kundërvajtëse ndërsa cigaret dhe automjetet janë sekuestruar përkohësisht./mia
