Kupa e Botës FIFA 2026, shënohen dy rekorde të reja
26.06.2026 14:15
Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Grupit D të Kupës së Botës....

Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Grupit D të Kupës së Botës. ShBA pësuan të enjten mbrëma në Los Anxhelos humbjen e tyre të parë në ndeshjen e tretë të këtij grupi, duke u mposhtur 3-2 nga Turqia. Pavarësisht humbjes, SHBA-ja siguroi vendin e parë në grup me gjashtë pikë. Turqia, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, kishte humbur tashmë shanset për kualifikim në fazën me eliminim direkt. Në 1/16 e finales, SHBA-ja do të përballet me Bosnje dhe Hercegovinën.
Australia siguroi kualifikimin në 1/16 e finales të Kupës së Botës pas barazimit 0-0 me Paraguain në ndeshjen e tretë të Grupit D, duke i lënë amerikano-jugorët në pritje të rezultateve të tjera për të mësuar nëse do të vazhdojnë qëndrimin në botëror. Paraguai, me katër pikë, mund të ketë bërë mjaftueshëm për të kaluar më tej si një nga tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë, por çerekfinalisti i vitit 2010 do të duhet të presë përfundimin e ndeshjeve të tjera të fazës së grupeve në ditët në vijim.
Holanda u kualifikua në 1/16 e finales si fituese e Grupit F, pasi në natën mes të enjtes dhe të premtes në Kansas mposhti Tunizinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Tunizia , që para këtij takimi ishte eliminuar nga botërori.
Japonia barazoi 1-1 me Suedinë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë, duke siguruar një përballje në fazën me eliminim direkt me pesë herë kampionin e botës, Brazilin. Me këtë barazim, Japonia grumbulloi pesë pikë, dy më pak se Holanda, e cila përfundoi e para në grup. Suedia kalon më tej me katër pikë si një nga ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë.
FIFA bëri të ditur se Kupa e Botës FIFA 2026 hyri në histori gjatë ndeshjes mes Ekuadorit dhe Gjermanisë të zhvilluar në stadiumin New York New Jersey, kur numri i përgjithshëm i tifozëve që kanë ndjekur turneun tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 3.587.538 spektatorësh, të vendosur në Kupën e Botës FIFA SHBA 1994. Në minutën e 65-të të ndeshjes, FIFA nderoi tifozin me numër 3.587.539 në fushë, duke shpallur zyrtarisht rekordin e ri të Kupës së Botës para të pranishmëve në stadium. Në këtë ndeshje Gjermania me 2:1 u mund nga Ekuadori, ndërsa pasi kjo përfaqësuese u kualifikua në fazën e garave me eliminime presidenti i Ekuadroti Daniel Noboa, ditën e premte e shpalli festë kombëtare.
Për herë të parë në histori, skuadra e Bregut të Fildishtë avancon në fazën me eliminim të Kupës së Botës si nënkampione e Grupit E. Me fitoren 2:0m ndaj Curaçao, përfaqësuesja afrikane bëri një hap të madh, të cilin nuk e kishte bërë as në kohën e gjeneratës së Drogba, Touréa dhe Gervinho. Hero në këtë ndeshje me sukses historic ishte Pépé, që shënoi të dy golat dhe “elefantët” i dërgoi në mesin e 32 përfaqësueseve më të mira.
Po ashtu mbrëmjen e kaluar është regjistruar edhe një rekord I ri në botërorët e futbollit. Kupa e Botës 2026 është bërë edicioni me numrin më të madh të golave të shënuar në historinë e kampionateve botërore. Rekordi u thye mbrëmjen e kaluar gjatë ndeshjes së Grupit D mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, kur Auston Trusty shënoi golin e 173-të të turneut, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 172 golash, të vendosur në Katar 2022. Rekordi u arrit që në ndeshjen e 59-të të turneut. (Gazetar: Safet Ademi)
