FIFA shpall dënimin për futbollistin që i theu këmbën yllit të Kanadasë
26.06.2026 14:21
Madibo është dënuar nga FIFA me pesë ndeshje pezullim...

Është konfirmuar se mesfushori i Katarit, Assim Madibo, është dënuar nga FIFA me pesë ndeshje pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare pas ndërhyrjes që i shkaktoi thyerje të këmbës mesfushorit të Sassuolos, Ismael Kone. Kone, i cili konsiderohej si një nga lojtarët që pritej të realizonte një transferim të madh këtë verë larg Sassuolos, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë fitores 6-0 të Kanadasë ndaj Katarit në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Madibo fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen e tij, por pas rishikimit nga VAR-i, vendimi u ndryshua dhe ai u përjashtua me karton të kuq. Pak pas incidentit, Madibo dhe ministri i Sportit i Katarit vizituan Kone në spital. Tashmë është konfirmuar se futbollisti katarian do të mungojë në pesë ndeshje ndërkombëtare si pasojë e asaj ndërhyrjeje.
Lëndimi i Kone ishte jashtëzakonisht i rëndë, por pavarësisht kësaj, ka pasur kritika lidhur me ashpërsinë e dënimit të shqiptuar ndaj Madibos. Mediumi The Athletic e ka cilësuar pezullimin prej pesë ndeshjesh si “absurd”, duke argumentuar se FIFA reagoi më shumë ndaj pasojës së faullit mbi Kone sesa ndaj vetë ndërhyrjes. Megjithëse ndërhyrja nuk ishte aspak e mirë, konsensusi i përgjithshëm është se Madibo nuk kishte qëllim të rrezikonte kundërshtarin e tij.
Më tepër konsiderohet se ai kreu një ndërhyrje të gabuar në kohë dhe në vlerësim. Mesfushori katarian u pa me duart në kokë dhe dukej qartësisht i tronditur sapo kuptoi shkallën e dëmtimit të rëndë që kishte pësuar Kone./Telegrafi/
