Botë
Seancë e parlamentit rumun për votimin e mocionit të mosbesimit për kryeministrin Viktor Ponta
12.06.2015 12:38
Seancë në Parlamentin rumun, në të cilën do të diskutohet dhe votohet propozimi për votimin e mosbesimit kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Ponta...

Seancë në Parlamentin rumun, në të cilën do të diskutohet dhe votohet propozimi për votimin e mosbesimit kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Ponta, i shtruar nga Partia nacional liberale në opozitë.
Nga gjithsej 554 deputetë të dy dhomave të Parlamentit rumun, në seancë do të marrin pjesë 364 deputetë. Në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Viktor Ponta dhe anëtarët e kabinetit.
Votimi i mocionit të mosbesimit, i titulluar si "Viktor Ponta - hiqet për shkak të keqpërdorimit të pushtetit përmes bllokimit të zgjedhjeve. E drejta e votës nuk është slogan", është nënshkruar prej 183 deputetëve.
Që votimi i mocionit të mosbesimit të jetë i suksesshëm duhet ta marrë mbështetjen prej 278 deputetëve, gjegjësisht nga gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të parlamentit, gjegjësisht gjysma plus një prej numrit të përgjithshëm të përfaqësuesve popullorë.
Partia nacional liberale sipas kalkulimeve nuk arrin t'i sigurojë votat e nevojshme./mia
