Maqedoni
Lutkov: Rezultate të rëndësishme në vetëm tetë muaj
26.06.2026 16:27
Lutkov theksoi se janë arritur rezultate të rëndësishme vetëm për tetë muaj që kur turizmi u mor në kuadër të ministrisë...

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në raportin për dy vjet qeverisje, theksoi se janë arritur rezultate të rëndësishme vetëm për tetë muaj që kur turizmi u mor në kuadër të ministrisë, përkatësisht pas shfuqizimit të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në vitin 2025. Sipas tij, vetëm tetë muaj janë arritur rezultate të rëndësishme në sektorin e turizmit, duke veçuar rritjen e buxhetit me mbi 200 për qind dhe hapjen ndaj tregjeve të reja evropiane.
“Buxheti është rritur nga 58 milionë denarë në vitin 2023 në 186 milionë denarë këtë vit. Kjo është një rritje prej më shumë se 200 për qind. Jemi hapur për tregje të reja, të cilat u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat. Së bashku u përfaqësuam në roud- shou dhe B2B në Gjermani, Spanjë, Finlandë, ku veçohet eventi “New Deal of Europe” në Londër. Janë ndërmarrë aktivitete përgatitore dhe komunikim intensiv me operatorët turistikë nga Holanda dhe Polonia.”, - deklaroi ministri i Kulturës, Zoran Lutkov.
