Maqedoni

Parashikimi i motit

29.06.2026 08:40

Temperatura të larta, Maqedonia në fazën portokalli...

Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 39 gradë Celsius.
 
Në Shkup pritet mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga 21 deri në 38 gradë Celsius.
 
Sipas sinoptikanëve, edhe nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga orët e pasdites moti do të bëhet pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.
 
Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende priten procese më intensive në formë moti të ligë, me reshje më të dendura, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.
 
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga veriu, ndërsa nga dita e enjte do të jetë më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit dhe vende-vende do të tejkalojë shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë.