Maqedoni

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyjnë në procedurë parlamentare

29.06.2026 09:17

Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyjnë në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtuar....

Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyjnë në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtuar. Një klikim në vend të fletëvotimit për diasporën është një nga ndryshimet kryesore të propozuara.
 
Sipas dokumentit, ndryshimet synojnë të mbyllin boshllëqet ligjore, të rrisin efikasitetin e procesit zgjedhor dhe të sigurojnë zgjedhje më transparente. Një njësi e vetme zgjedhore, për momentin, nuk është realitet ligjor.
 
Në Kuvend sot është paraparë një agjendë e ngarkuar. Në Komisionin për Sistem Politik do të shqyrtohen 30 amendamentet e mbetura të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
 
Përveç mbledhjeve të komisioneve, në rend dite janë edhe tre seanca plenare, në të cilat do të shqyrtohen ligje nga agjenda reformuese.