Maqedoni
Më shumë licenca për transportuesit e Maqedonisë me Gjermaninë për vitin 2016
12.06.2015 12:52
Në takimin e komisionit të përzier Maqedoni-Gjermani për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave...

Në takimin e komisionit të përzier Maqedoni-Gjermani për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave që u mbajt sot në Bon është dakorduar kuota parapake e licencave për vitin e ardhshëm, e cila është më e madhe për 1.200 licenca apo për 18 për qind më shumë nga e deritanishmja.
Është dakorduar edhe këmbim i kuotës shtesë prej 400 transit licencave bilaterale për automjete me euro 5 standard.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot njoftoi se kuotat e dakorduara në tërësi i kënaqin nevojat e transportuesve të Maqedonisë të cilët bëjnë transport të mallrave deri dhe nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë.
Kuota paraprake e licencave për transport të mallrave për vitin 2016 parashikon 2.000 licenca bilaterale transportuese për automjete me euro 3 standard, 1.000 me euro 4 standard, 4.700 me euro 5 standard dhe 1.000 me euro 6 standard, Janë dakorduar edhe 150 licenca për vendet e treta me euro 4 standard, 450 me euro 5 standard dhe 50 licenca për automjete me euro 6 standard, si dhe 10 licenca vjetore për automjete me euro 4 standard, 50 licenca për automjete me euro 5 standard, 5 licenca vjetore për automjete me euro 6 standard./mia
