Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë për vizitë zyrtare në Maqedoni

29.06.2026 09:51

Sot për vizitë zyrtare në RMV do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Kestutis Budris...

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Kestutis Budris, njoftoi MPJTJ.
 
Në fokus të bisedimeve do të jenë avancimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Lituanisë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe mbështetja lituaneze për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
 
Në kuadër të vizitës, ministri Budris do të zhvillojë një takim kokë më kokë me nikoqirin e tij, ministrin Mucunski, pas së cilës do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.