Maqedoni

Bisedime mes partnerëve të koalicionit për rikonstruimin e Qeverisë

29.06.2026 10:10

Dje, në orët e vona të pasdites, është mbajtur edhe një takim ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN lidhur me rikonstruimin e Qeverisë....

Dje, në orët e vona të pasdites, është mbajtur edhe një takim ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN lidhur me rikonstruimin e Qeverisë.
 
Sipas informacioneve të TVM-së, është konfirmuar ajo që më herët e deklaroi zëvendëskryeministri Bekim Sali. Si propozim për ministër të ri të Drejtësisë përmendet Jeton Shasivari, jurist me profesion, ndërsa postin e ministrit të Kulturës pritet ta marrë zëvendësministri aktual, Sedat Sulejmani.
 
Pritet që kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të zhvillojë takim edhe me liderin e "E Di", Maksim Dimitrievski, për të sqaruar përfundimisht me sa resore do të udhëheqë "E Di".
 
Kryeministri pritet që të mërkurën ta dorëzojë propozimin në Kuvend.