Maqedoni

Sot në Kuvend do mbajnë seanca katër komisione

29.06.2026 10:29

Në Kuvend, sot do të mbajnë seanca katër komisione...

Në Kuvend, sot do të mbajnë seanca Komisioni për Sistem Politik, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Komisioni për Financim dhe Buxhet, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
 
Komisioni për Sistem Politik do ta shqyrtojë në lexim të dytë Propozim-ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë. Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të vendosë për disa propozim-vendime, ndër to edhe për emërimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit.
 
Para Komisionit për Financim dhe Buxhet është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet nga sigurimi i detyrueshëm social, ndërsa Komisioni Juridiko-Ligjvënës do të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi.