Botë

Venezuelë, mbi 1.400 të vdekur nga tërmeti, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

29.06.2026 11:47

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të shoqëruara nga qen të trajnuar posaçërisht...

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të shoqëruara nga qen të trajnuar posaçërisht, vazhduan dje kërkimin për të mbijetuar në rrënojat e dy tërmeteve shumë të forta që goditën Venezuelën.
 
Bilanci i viktimave ka arritur në 1.450 persona, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Horhe Rodrigez, i cili tha se vendi po përballet me fatkeqësinë natyrore më të rëndë në historinë e tij.
 
Sipas autoriteteve, 774 ndërtesa janë dëmtuar rëndë, prej të cilave 189 janë shembur plotësisht. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 50 mijë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Presidentja në detyrë, Delci Rodriguez, deklaroi se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, pasi ende po gjenden persona të gjallë nën rrënoja.
 
Sipas autoriteteve, në operacionet e shpëtimit po marrin pjesë mbi 2.700 efektivë nga 24 vende të botës, të mbështetur nga 86 ekipe me qen të specializuar dhe 521 tonë ndihma humanitare. Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) vlerëson se dëmet ekonomike nga tërmetet arrijnë në rreth 7 miliardë dollarë, ose afro 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Venezuelës.