Maqedoni

LSDM: Buxheti është bosh, rrezikohen pensionet

29.06.2026 13:52

LSDM akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se po e shkatërron në mënyrë sistematike sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut...

LSDM akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se po e shkatërron në mënyrë sistematike sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar se mungesa e mjeteve financiare rrezikon pagesën e pensioneve dhe funksionimin e shtyllës së dytë pensionale.
 
“Hendeku në Fondin Pensional po thellohet dhe ka arritur në pothuajse 40%. Ky është rezultat i politikave të këqija të VMRO-së dhe provë e qartë se Qeveria nuk ka zgjidhje për të siguruar stabilitetin afatgjatë të sistemit të pensioneve. Deklarata e Guvernatorit Trajko Sllaveski, se deri në 80% të pensionistëve të ardhshëm që do të dalin në pension në periudhën 2030 - 2032 nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë asnjë pension minimal, është një konfirmim i situatës katastrofike në sistemin e pensioneve. Në vend të reformave serioze dhe stabilizimit, Qeveria ka ndërmarrë një hap edhe më të rrezikshëm - po vë në pikëpyetje edhe shtyllën e dytë të pensioneve.”, - deklaroi Natasha Popoviq nga LSDM.