Verro gjithnjë e më pranë rekordit botëror, Duplantis shënoi rekord të mitingut
29.06.2026 14:12
Atletja zvicerane Audrey Werro zhvilloi një garë të jashtëzakonshme në 800 metra në mitingun e Diamond League në Paris....

Atletja zvicerane Audrey Werro zhvilloi një garë të jashtëzakonshme në 800 metra në mitingun e Diamond League në Paris. Ajo e përfundoi garën për 1:53.80 minuta, duke vendosur rekord personal, si dhe rekord të Diamond League por edhe rekord të mitingut, ndërsa iu afrua rekordit botëror të çekes Jarmila Kratochvilova nga viti 1983 në vetëm 52 të qindtat e sekondës.
Një rekord të mitingut vendosi edhe Armand Duplantis, duke kaluar lartësinë 6.13 metra në kërcimin me shkop. Pas kësaj, suedezi provoi të thyente rekordin botëror duke vendosur shkopin në 6.32 metra, por nuk arriti ta kalonte dhe kështu nuk e regjistroi rekordin e 16-të botëror në karrierë.
Kampioni olimpik amerikan Noah Lyles u mposht në garën e 100 metrave, megjithëse vrapoi për 9.92 sekonda. Më i shpejtë për vetëm një të qindtën ishte bashkëkombësi i tij Trayvon Bromell me 9.91 sekonda. (Gazetar: Safet Ademi)
