Sot nisi Wimbëldoni, Gjorgjeska përballet nesër me Anisimova
29.06.2026 14:17
Sot në mesditë filloi Wimbledoni, që llogaritet si kampionati jo zyrtar botëror i tenisit....

Sot në mesditë filloi Wimbledoni, që llogaritet si kampionati jo zyrtar botëror i tenisit. Të parët në barrin e famshëm londinez, dolën kampioni aktual Janik Siner dhe Miomir Kecmanoviq. Për publikun e Maqedonisë, vëmendje të veçantë do të ketë turneu i femrave, pasi për herë të parë në historinë e tenisit në Ëimbledon do të marrë pjesë një teniste vendase.
Lina Gjorgjeska shkroi histori duke kaluar kualifikimet dhe duke siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë. Tenistja nga Tetova do ta zhvillojë ndeshjen debutuese nesër, kur do të përballet me bartësen e gjashtë të turneut, amerikanen Amanda Anisimova. Në konkurrencën e femrave, Iga Śëiątek mbron titullin, ndërsa sipas parashikimeve të ekspertëve, favoritja kryesore është Aryna Sabalenka. (Gazetar: Safet Ademi)
