Kryeziu prezantohet të Shkëndija e Tetovës

29.06.2026 14:19

Almir Kryeziu është zyrtarisht lojtari më i ri Shkëndijës së Tetovës....

Almir Kryeziu është zyrtarisht lojtari më i ri Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi anësor mbylli aventurën me Ballkanin vetëm pak ditë më parë dhe në gjurmët e tij u vunë menjëherë klubet më të njohura të Kosovës dhe Shqipërisë, por ai zgjodhi Maqedoninë e Veriut.
 
Futbollisti 27-vjeçar ka nënshkruar kontratën 2-vjeçare me tetovarët dhe ka bërë prezantimin, për t’u bashkuar me skuadrën në Slloveni, ku po zhvillohet faza përgatitore. Klubi i Shkëndijës ka shpenzuar jo pak për këtë futbollist, paga e të cilit shkon në rreth 15 mijë euro në muaj.