Maqedoni
ASh: Komuna e Çairit të tregojë përse merret kredia
29.06.2026 14:44
Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim lidhur me menaxhimin financiar në Komunën e Çairit...

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim lidhur me menaxhimin financiar në Komunën e Çairit, duke akuzuar për rritje të borxheve dhe mungesë transparence. Sipas tyre, Këshilli Komunal ka miratuar nisjen e procedurës për marrjen e një kredie afatgjatë prej 120 milionë denarësh, e cila, siç thonë, nuk do të përdoret për projekte të reja, por për shlyerjen e borxheve ekzistuese.
“Vetëm para gjashtë muajsh qytetarëve iu premtua zhvillim. Sot u ofrohet borxh i ri për të mbuluar borxhe të vjetra. Kjo nuk është qeverisje e përgjegjshme, por pranim publik i krizës financiare në komunë. Kërkojmë nga udhëheqësia e Komunës së Çairit të bëjë publike menjëherë për cilat borxhe merret kjo kredi, cilat detyrime do të shlyhen dhe kush mban përgjegjësi për këtë gjendje. Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse po paguajnë obligime të rregullta apo pasojat e keqmenaxhimit, punësimeve partiake dhe kontratave të dyshimta.”, - deklaroi Arlinda Shllaku nga Ash.
