Maqedoni
Parashikimi i motit
30.06.2026 08:51
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fuqishme dhe vende-vende kushte për mot të lig afatshkurtër me breshër.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite, në disa pjesë të luginës, priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e fuqishme.
