Maqedoni

Delegacion malazez për vizitë në Kuvend

30.06.2026 09:30

Një delegacion i Kuvendit të Malit të Zi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut....

Një delegacion i Kuvendit të Malit të Zi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
 
Sipas agjendës së paraparë, anëtarët e delegacionit malazez do të zhvillojnë takim me Grupin Ndërpartiak Parlamentar kundër Korrupsionit, ndërsa do të kenë edhe takime të veçanta me anëtarët e Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit-Imunitetit, si dhe me Komisionin për Financim dhe Buxhet.